Çka është Kudo eSIM dhe si përdoret!

Jeni lodhur në çdo shtet që shkoni duke blerë SIM kartela dhe duke humbur kohë dhe para? Tani, gjërat kanë ndryshuar. Me teknologjinë eSIM, ne ofrojmë një zgjidhje moderne dhe të thjeshtë që eliminon këto shqetësime dhe ju bën udhëtimin më të lehtë dhe më të këndshëm.

Kompania Amerikane KudoSIM LLC

kudo esim?

eSIM-i është një teknologji inovative që ju mundëson të lidheni me rrjetet celulare pa nevojën për një kartë SIM fizike. Kjo teknologji siguron një lidhje të lehtë dhe të qëndrueshme celularë, duke ju lejuar të udhëtoni lirshëm pa u shqetësuar për ndërrimin e kartave SIM.

Kur zgjidhni një nga pakot tona si 3GB, 5GB, ose 10GB, ju keni qasje për përdorim në rrjetet celulare ndërkombëtare. eSIM-i ju lidh automatikisht me rrjetin më të mirë celular në vendin ku ndodheni, duke ju ofruar akses të menjëhershëm dhe të thjeshtë në internet.

eSIM-i ju ndihmon të shmangni tarifat e larta të roamingut dhe ju jep kontroll mbi përdorimin e të internetit në mobil kur jeni jashtë shtetit. Ju zgjidhni planin që ju përshtatet më së miri dhe përdorni internetin për nevojat tuaja, qoftë për shfletim, facebook, instagram, whatsapp, tiktok, viber etj.

Zgjedhja e pakos së aktivizimit të internetit në mobil përmes eSIM është e thjeshtë. Ne ofrojmë një gamë të gjerë opsionesh që përshtaten me nevojat e ndryshme të udhëtimit. Ju thjesht zgjidhni sa GB dëshironi dhe filloni të përdorni internetin në mënyrë të menjëhershme.

eSIM ofron një alternativë më të rehatshme dhe më ekonomike në krahasim me kartat SIM tradicionale. Ju nuk keni më nevojë të blini kartela SIM të reja në çdo vend që vizitoni dhe nuk duhet të shqetësoheni për gjetjen e rrjeteve Wi-Fi. Këtë ua mundëson Kudo eSim.

iPhone dhe pajisjet Android kanë një çip eSIM të integruar, duke ju lejuar të aktivizoni planet tona në pajisjen tuaj menjëherë. Kontrolloni Listën e Pajisjeve me eSIM për të verifikuar.

eSIM-i funksionon si një kartë SIM virtuale. Të gjitha informacionet që ndodhen zakonisht në një kartë fizike SIM transferohen në telefonin tuaj nëpërmjet lidhjes wireless, duke eliminuar kështu nevojën për një kartë SIM fizike.

Instalimi i një eSIM-i nuk zëvendëson planin tuaj te karteles sim ekzistues në telefonin tuaj mobil, por shton një plan (eSIM) të ri. Ju mund të aktivizoni ose çaktivizoni secilin plan sipas dëshirës tuaj.

All Right Reserved By KudoSim L.LC - Biznes i regjistruar : New Castle Landing Drive Delaware DE 19709 United States

KudoSim L.L.C. është një kompani amerikane me bazë në shtetin e Delaware, e cila vepron në një shkallë globale duke operuar në 190 shtete të ndryshme. Kjo kompani siguron shërbime të besueshme të mbështetura nga licensat amerikane dhe në përputhje të plotë me legjislacionin e shtetit të Delaware.
  • LIVE CHAT+1 874 12221 11info@kudosim.com
  • New Castle Landing DriveDelaware DE 19709United States