Pyetje të shpeshta
Gjithçka që duhet të dini për eSIM-in KudoSim, në një vend.
Të përgjithshme
Çka është një eSIM?
Një eSIM është një kartë SIM digjitale e integruar brenda telefonit tuaj. Nuk keni nevojë për SIM plastike; aktivizohet duke skanuar një kod QR dhe funksionon menjëherë.
A funksionon KudoSIM në Kosovë dhe jashtë vendit?
Po. KudoSIM mbulon Kosovën dhe mbi 190 shtete, përfshirë Evropën, SHBA-në dhe vendet e Ballkanit. Paketat janë të dizajnuara për udhëtarë që duan internet të shpejtë pa roaming të shtrenjtë.
A mund ta mbaj numrin tim ekzistues?
Po. eSIM-i juaj i KudoSIM përdoret vetëm për internet. Numri juaj primar (për thirrje dhe SMS) mbetet aktiv.
A është më lirë se roaming?
Patjetër. Kurseni ndjeshëm krahasuar me roaming-un e zakonshëm dhe keni internet më të shpejtë kudo në Evropë dhe botë.
Paketat Pa Limit dhe përdorimi i drejtë
Si funksionon paketa Pa Limit?
Me paketën Pa Limit nuk mbeteni kurrë pa internet gjatë ditëve të paketës. Çdo ditë keni një sasi me shpejtësi të plotë për video, rrjete sociale dhe gjithçka tjetër. Pasi e përdorni atë sasi brenda ditës, interneti nuk ndalet, vetëm ngadalësohet, dhe mbetet i mjaftueshëm për WhatsApp, harta dhe email.
Pas mesnatës, sipas orës lokale, shpejtësia e plotë kthehet automatikisht nga e para, kështu të nesërmen në mëngjes jeni sërish me internet të shpejtë. Kjo përsëritet çdo ditë deri në fund të paketës dhe nuk keni nevojë të bëni asgjë.
Shembull, pakoja Pa Limit 3 ditore: ditën e parë shikoni video dhe postoni, e përdorni sasinë e shpejtë, interneti vazhdon më ngadalë deri në mesnatë. Ditën e dytë dhe të tretë fillon sërish me shpejtësi të plotë. Kështu nuk mbeteni kurrë pa internet.
Çfarë do të thotë 'Pa Limit'?
Pa Limit do të thotë që nuk ka një sasi totale GB që ju mbaron, prandaj jeni gjithmonë online. Por, që rrjeti të mbetet i shpejtë për të gjithë, zbatohet një kufi i drejtë ditor: pasi e kaloni sasinë e shpejtë të asaj dite, shpejtësia ulet deri pas mesnatës, kur rifillon e plotë.
Sasia e saktë ditore me shpejtësi të plotë shfaqet te detajet e paketës, për shembull 4GB në ditë te pakoja 3 ditore.
Pse m'u ngadalësua interneti te paketa Pa Limit?
Sepse e keni përdorur sasinë ditore me shpejtësi të plotë. Interneti vazhdon të punojë, vetëm pak më ngadalë, dhe nesër në mëngjes kthehet vetvetiu shpejtësia e plotë. Nuk keni nevojë të bëni asgjë.
Edhe me shpejtësi të ulur mund të dërgoni mesazhe, të shfletoni faqe të thjeshta, të përdorni harta për navigim dhe të bëni video-thirrje me cilësi më të ulët.
A mund të përdor hotspot me paketën Pa Limit?
Jo. Hotspot-i nuk punon me paketat Pa Limit. Nëse doni ta ndani internetin me hotspot, përdorni një paketë të zakonshme me GB.
Çfarë nuk lejohet me paketat Pa Limit?
Paketat Pa Limit janë për përdorim personal, jo komercial. Që rrjeti të mbetet i drejtë për të gjithë, nuk lejohet:
- rishitja ose ndarja komerciale e lidhjes me të tretë;
- përdorimi automatik ose me makina, si SIM farm, auto-dialer ose dërgim masiv mesazhesh;
- ngarkesa që dëmton ose bllokon rrjetin, si shkarkim e ngarkim i vazhdueshëm i skedarëve shumë të mëdhenj, P2P ose mbajtja e një serveri;
- çdo përdorim i paligjshëm ose përpjekje për të anashkaluar kufijtë e përdorimit të drejtë.
Nëse një paketë përdoret në kundërshtim me këto rregulla, ajo mund të kufizohet ose të mbyllet pa rimbursim, sipas Kushteve tona.
Në sa shtete punon paketa Pa Limit?
Paketa Pa Limit (Europa + Rajoni) mbulon 46 shtete, përfshirë Shqipërinë, Italinë, Gjermaninë dhe vendet e tjera të Evropës e të rajonit.
Brenda Kosovës paketa e udhëtimit nuk kap valë. Për internet brenda Kosovës ju duhet paketa e Diasporës. Shihni seksionin e aktivizimit më poshtë.
Instalimi i eSIM
Si e instaloj eSIM-in?
Pasi bëni pagesën, ju vjen një kod QR. Hapni Settings → Cellular / Mobile Service → Add eSIM, zgjidhni Use QR Code dhe skanoni kodin. eSIM-i shtohet automatikisht në telefon.
Po nëse nuk mund ta skanoj QR-in nga i njëjti telefon?
Nëse kodin e keni në të njëjtin telefon, zgjidhni Enter details manually dhe shënoni:
- SM-DP+ Address: smdp.io
- Activation Code: kodi që ju kemi dërguar
Ose hapeni QR-in në një pajisje tjetër dhe skanojeni me kamerën e telefonit ku doni ta instaloni.
Më del 'QR code no longer valid' ose nuk skanohet.
Kjo ndodh kur kodi është përdorur tashmë ose ka skaduar. Na shkruani në chat dhe ju dërgojmë një kod QR të ri. Mos e provoni të njëjtin kod disa herë.
A mund ta instaloj në dy telefona?
Jo. Çdo eSIM instalohet vetëm në një telefon. Nëse e instaloni në një tjetër, nuk do të funksionojë.
Aktivizimi dhe statusi 'Activating'
Sapo e instalova, statusi shkruan 'Activating' dhe nuk punon. A është prishur?
Jo. Brenda Kosovës, eSIM-i i udhëtimit gjithmonë shfaqet 'Activating'. Kjo është normale, sepse paketat tona të udhëtimit nuk kapin valë brenda Kosovës.
Sapo të kaloni kufirin dhe të dilni jashtë Kosovës, eSIM-i lidhet automatikisht me internetin. Mos u shqetësoni, kjo nuk do të thotë që kartela ka problem.
E rëndësishme: nëse jeni në Kosovë dhe ju duhet internet, ju duhet paketa e Diasporës, jo paketa Europe Region. Europe Region punon vetëm jashtë Kosovës.
Po nëse më duhet internet brenda Kosovës?
Kosova mbulohet nga paketa e Diasporës, të cilën e gjeni në aplikacion. Zgjidhni atë paketë nëse do të përdorni internetin gjatë qëndrimit në Kosovë.
Kujdes: paketa e Kosovës mund të përdoret vetëm nga turistët dhe vizitorët që vijnë në Kosovë, jo nga qytetarët e Kosovës, për shkak të rregulloreve.
Si e ndez internetin (konfigurimi i saktë)
Cilat janë hapat e saktë për ta ndezur internetin?
Pasi instaloni eSIM-in dhe jeni jashtë Kosovës, bëni këto hapa:
- Shkoni te Settings → Cellular / Mobile Service.
- Zgjidhni kartelën KudoSIM (Travel) dhe ndizni Data Roaming.
- Vendoseni atë kartelë te Mobile Data, që interneti të kalojë përmes saj.
- Nëse nuk kap valë menjëherë, ndizni Airplane Mode për pak sekonda dhe çaktivizojeni prapë.
Mos e lini telefonin në Airplane Mode. Nëse keni dy linja (Primary dhe Travel), për internet jashtë vendit përdorni linjën Travel.
Këshillë: mos bëni speed test shpesh, ai shpenzon GB nga paketa juaj.
Mbulimi (cilat shtete përfshin paketa)
A punon paketa 'Europe Region' në Kosovë?
Jo. Paketa Europe Region punon jashtë Kosovës, në vendet e Evropës, por nuk punon brenda Kosovës.
A e përfshin Europe Region edhe Monaco-n?
Jo. Edhe pse emri ose flamuri mund të shfaqet, paketa Europe Region nuk punon në Monaco. Për Monaco-n duhet një paketë e veçantë. Para se të udhëtoni, na pyesni në chat për mbulimin e saktë.
A keni paketë për Kosovë?
Po. Kosova bën pjesë në paketën e Diasporës, që e gjeni drejtpërdrejt në aplikacion.
Vini re: kjo paketë është e dedikuar për turistët dhe vizitorët që vizitojnë Kosovën, jo për qytetarët e Kosovës, pasi këto janë rregullore.
Interneti nuk po punon (lista e kontrollit)
Interneti nuk po punon. Çfarë të kontrolloj?
Ecni nëpër këtë listë:
- A jeni jashtë Kosovës? Brenda Kosovës paketat e udhëtimit nuk kapin valë.
- A është ndezur Data Roaming për kartelën KudoSIM?
- A është vendosur kartela KudoSIM te Mobile Data?
- A e keni fikur WiFi-n? Testojeni internetin pa WiFi, që të jeni i sigurt se po përdorni paketën.
- Provoni Airplane Mode on/off për të rikapur valën.
- Punoi pak e u ndal? Kontrolloni sa GB ju kanë mbetur në aplikacion.
Nëse pas këtyre prapë nuk punon, na dërgoni një screenshot të Settings → Cellular dhe të llogarisë në aplikacion, dhe ju ndihmojmë.
Rimbushje, blerje e re dhe GB të mbetura
Më mbaroi paketa. Çfarë bëj?
Mund ta rimbushni (top-up) kartelën ekzistuese direkt në aplikacion, shtoni paketë te eSIM-i që keni. Nuk ju duhet ta instaloni QR-in nga e para.
Nëse e kam fshirë kartelën?
Nëse e keni fshirë eSIM-in, rimbushja nuk mjafton. Duhet të kërkoni një kod QR të ri në aplikacion dhe ta instaloni përsëri. Prandaj mos e fshini kartelën nëse planifikoni ta përdorni sërish.
A m'i humbin GB-të e pashpenzuara?
GB-të që nuk i keni shpenzuar mbeten për aq ditë sa ju kanë mbetur nga paketa.
Disa eSIM në telefon (eSIM 1, eSIM 2)
Si funksionojnë disa eSIM në të njëjtin telefon?
Nëse bleni më shumë se një kartelë (QR code), në aplikacion ju shfaqen si eSIM 1, eSIM 2 e kështu me radhë. Aktivizoni dhe rimbushni atë që doni të përdorni. Mos i ngatërroni, kontrolloni te aplikacioni se cila kartelë është aktive përpara se të fshini ndonjë.
Hotspot dhe ndërrimi i telefonit
A mund të përdor hotspot?
Po, mund të përdorni hotspot për të ndarë internetin me një pajisje tjetër, përderisa keni GB në paketë. Mirëpo hotspot-i nuk punon me paketat Pa Limit.
Ndërrova telefon. Çfarë bëj?
Nëse keni ndërruar telefon, eSIM-i nuk kalon vetvetiu. Mund të krijoni një eSIM të re në aplikacion gjatë blerjes, ose na shkruani në chat, ju duhet një kod QR i ri për ta instaluar në telefonin e ri.
A keni nevojë për aplikacionin?
A më duhet aplikacioni Kudo eSIM?
Po. Paketat, rimbushjet dhe statusi i kartelës menaxhohen përmes aplikacionit Kudo eSIM. Kur na shkruani, përmendni email-in me të cilin keni bërë pagesën, me të e gjejmë llogarinë tuaj.
Nuk e gjetët përgjigjen? Hapni chat-in te chat.kudoesim.com ose shkruani te info@kudoesim.com. Përgjigjemi sa më shpejt. Në orare me ngarkesë mund të vonohemi pak; ju falënderojmë për durimin.