Gjithçka nisi me një udhëtim në Hallstatt
Viti 2022. Një liqen i qetë, male që preknin retë, dhe një telefon pa internet sepse 1GB kushtonte 25 euro. Aty lindi pyetja që ndryshoi gjithçka: pse udhëtimi duhet të na lërë të shkëputur?


Çasti në Hallstatt
Ishim në Hallstatt, një nga vendet më të bukura në Austri. Donim ta ndanim atë çast, të gjenim rrugën, t'u shkruanim njerëzve që duam. Por interneti jashtë vendit ishte luks: 25 euro për 1GB. Të rrije online do të thoshte ose fatura të kripura, ose orë të tëra duke kërkuar WiFi. Pikërisht aty, mes asaj bukurie, e ndjemë sa absurde ishte.

Ideja që na ndoqi në shtëpi
U kthyem, por ideja nuk na la. Me përvojë në programim dhe telekomunikacion, filluam të gërmonim. eSIM-i atëherë ishte ende fjalë e panjohur këtu. Pa investitorë, pa plan të përkryer, vetëm me një bindje: udhëtari nuk duhet të zgjedhë kurrë mes lidhjes dhe portofolit.

Operator pas operatori
Kontaktuam operator pas operatori dhe provuam çdo rrugë teknike që ekzistonte. Shumë dyer u mbyllën. Disa u hapën. Ngadalë, ndërtuam diçka që askush nuk e ofronte ende: internet të thjeshtë, që punon sapo zbret, pa kartë fizike dhe pa surpriza.

Ne vendosëm standardin
Nuk shitëm thjesht eSIM, krijuam një model të ri. Paketat 60-ditore që nuk kishin ekzistuar më parë. Paketat 15GB. Mbulim i plotë i rrjetit në çdo shtet, jo vetëm në qytetet e mëdha. Ishim shërbimi i parë eSIM në rajonin tonë, dhe e ngritëm shiritin lart që në ditën e parë.

Sot, mbi 400,000 udhëtarë
Ajo ide e lindur buzë liqenit sot mban të lidhur mbi 400,000 udhëtarë të regjistruar. Ofrojmë shërbim të shpejtë e të ndershëm, me çmime që përballen me tregun ndërkombëtar. Dhe nuk jemi më vetëm një histori e rajonit tonë: kemi klientë nga çdo cep i botës.
Kudo eSIM në numra
Vlerësime reale dhe të sinqerta për KudoSim
Përdora Kudo eSIM në Gjermani dhe u aktivizua për 2 minuta dhe interneti ishte super i shpejtë. Pa stres me roaming!
Shumë më lirë se operatori im. E instalova vetë me QR kod pa asnjë problem. E rekomandoj!
Hotspot punoi perfekt për laptopin. Mbulim 5G në gjithë Ballkanin. Përkrahja u përgjigj menjëherë.
Ku qëndrojmë ne
Shpejt dhe i besueshëm
Aktivizohet për sekonda dhe lidhesh sapo zbret, çdo herë.
Çmime të ndershme
Çmime që përballen me tregun ndërkombëtar, pa kosto të fshehura.
Ndërtuar me përkushtim
Çdo paketë është menduar për udhëtarët realë, nga njerëz që edhe vetë udhëtojnë.
Bëhu pjesë e historisë
Bashkohu me mbi 400,000 udhëtarë që udhëtojnë të lidhur me Kudo eSIM.