Shkarko aplikacionin dhe merr 1 GB falas

Shkarko në App StoreMerre në Google Play
Kudo eSIM

Çka është Kudo eSIM dhe si përdoret

Jeni lodhur në çdo shtet që shkoni duke blerë SIM kartela dhe duke humbur kohë e para? Me teknologjinë eSIM, ne ofrojmë një zgjidhje moderne dhe të thjeshtë që ua bën udhëtimin më të lehtë.

Çfarë është eSIM?

eSIM-i është një teknologji inovative që ju mundëson të lidheni me rrjetet celulare pa nevojën për një kartë SIM fizike. Kjo teknologji siguron një lidhje të lehtë dhe të qëndrueshme celulare, duke ju lejuar të udhëtoni lirshëm pa u shqetësuar për ndërrimin e kartave SIM.

Si funksionon eSIM?

Kur zgjidhni një nga pakot tona si 3GB, 5GB ose 10GB, ju keni qasje për përdorim në rrjetet celulare ndërkombëtare. eSIM-i ju lidh automatikisht me rrjetin më të mirë celular në vendin ku ndodheni, duke ju ofruar akses të menjëhershëm dhe të thjeshtë në internet.

Përfitimet e eSIM për udhëtimin

eSIM-i ju ndihmon të shmangni tarifat e larta të roamingut dhe ju jep kontroll mbi përdorimin e internetit në mobil kur jeni jashtë shtetit. Ju zgjidhni planin që ju përshtatet më së miri dhe përdorni internetin për nevojat tuaja, qoftë për shfletim, Facebook, Instagram, WhatsApp, TikTok, Viber etj.

Si të zgjidhni pakon tuaj të eSIM

Zgjedhja e pakos së aktivizimit të internetit në mobil përmes eSIM është e thjeshtë. Ne ofrojmë një gamë të gjerë opsionesh që përshtaten me nevojat e ndryshme të udhëtimit. Ju thjesht zgjidhni sa GB dëshironi dhe filloni të përdorni internetin menjëherë.

Avantazhet e eSIM në krahasim me kartat SIM tradicionale

eSIM ofron një alternativë më të rehatshme dhe më ekonomike në krahasim me kartat SIM tradicionale. Ju nuk keni më nevojë të blini kartela SIM të reja në çdo vend që vizitoni dhe nuk duhet të shqetësoheni për gjetjen e rrjeteve Wi-Fi.

Aktivizim i menjëhershëm

iPhone dhe pajisjet Android kanë një çip eSIM të integruar, duke ju lejuar të aktivizoni planet tona në pajisjen tuaj menjëherë.

Funksionon pa SIM kartë

eSIM-i funksionon si një kartë SIM virtuale. Të gjitha informacionet që ndodhen zakonisht në një kartë fizike SIM transferohen në telefonin tuaj nëpërmjet lidhjes wireless, duke eliminuar kështu nevojën për një kartë SIM fizike.

Pako eSIM + SIM kartela juaj

Instalimi i një eSIM-i nuk zëvendëson planin tuaj të kartelës SIM ekzistuese në telefonin tuaj mobil, por shton një plan (eSIM) të ri. Ju mund të aktivizoni ose çaktivizoni secilin plan sipas dëshirës tuaj.